Kufiri detar, gazetari: Është fitore e Greqisë, JA ARSYEJA

Publikuar tek: politike, më 17:26 01-03-2018 Kufiri detar, gazetari: Është fitore e Greqisë, JA ARSYEJA

Gazetari Erl Murati i ftuar në News 24, analizoi bisedimet e marrëveshjes së kufirit detar Greqi-Shqipëri.

Murati u shpreh se hapja e çështjes është padiskutim një fitore diplomatike e shtetit grek. Sipas gazetarit, fakti që u ngrit si një problem në Komisionin Europian, e bën Greqinë të dal e fituar nga kjo marrëveshje.

“Ne nuk kemi pasur probleme kufiri, u ngrit si i tillë nga Greqia.”- është shprehur gazetari.

Sakaq, shton se shteti fqinj ka përdorur avantazhet e veta, për ta ngritur si problem pasi është dhe vend anëtar i BE.

Murati theksoi se marrëveshja është rihedhur në shqyrtim me kërkesë të palës greke, ndërkohë që edhe Sali Berisha edhe Edi Rama i shesin marrëveshjet e 2009 dhe 2018 si marrëveshje në interest të Shqipërisë.

“Është pozitive që kjo cështje po bëhet publike dhe po bisedohet. Çështja e kufirit detar, tregon forcën e shtreti grek në marrëdhënien dypalëshë. E them këtë sepsenënshkrmi i marrëveshjeve detare mes dy vendeve është me kërkesë të palës greke, ndërkohë që edhe Sali Berisha edhe Edi Rama po na e servirin si një marrëveshje në interes të Shqipërisë.”- ka thënë Murati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013164043426514
array(1) { ["section"]=> string(62) "kufiri-detar-gazetari-eshte-fitore-e-greqise-ja-arsyeja-111907" }