Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Kufijtë e Kosovës, reagon Ministri gjerman: Jemi skeptikë, mund të hapë plagë të vjetra

Lajme të ngjashëm

Gjermania dhe disa nga partnerët e saj të Bashkimit Evropian shprehën frikën të premten se një shkëmbim i mundshëm territoresh mes Serbisë dhe Kosovës mund të hapë plagë të vjetra në Ballkan sesa të zgjidhi problemet mes tyre.

Në bisedimet midis ministrave të Jashtëm të BE në Vienë, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas tha se “çdo shkëmbim territori mund të hapë shumë plagë të vjetra brenda popullsisë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi shumë skeptikë për këtë”.

Mediat e huaja shkruajnë se ekziston frika në Evropën Perëndimore se çdo ndryshim i kufijve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të shkaktojë të njëjtat kërkesa në Bosnje, Maqedoni dhe Mal të Zi, të ngjashme me ato që shkaktuan shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë në vitet 1990. 

Ndërsa administrata e Presidentit Donald Trump ka sinjalizuar se do të pranojë marrëveshjet midis të dy palëve.

 

Më shumë