Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Kufijtë detarë, ambasadorja greke: Rama e Mitsotakis biseduan për përparimin e procedurave! Flet dhe për radhët në dogana për fundvit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja e Greqisë në vendin tonë, Konstantina Kamitsi, ka vizituar ditën e sotme qytetin e Korçës.

Ajo tha para gazetarëve se kryeministri ynë Edi Rama dhe ai grek Kyriakos Mitsotakis u takuan në 7 dhjetor dhe biseduan për përparimin e procedurave për kufijtë detarë.

“Dy ditë më parë janë takuar të dy kryeministrat, të Shqipërisë dhe Greqisë dhe të dy kanë shprehur dëshirën për të bashkëpunuar sa më shpejt të jetë e mundur, që do të thotë të përparohet me procedura, sipas asaj që legjislacioni shqiptar parashikon, në mënyrë që të vendoset për çështje të tilla si ndarja e detit dhe kufijtë detarë”, u shpreh Kamitsi.

E pyetur nga gazetarët për situatën kaotike që krijohet në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës për festa, ambasadorja Kamisti tha se çështjen do ta shohë me përparësi.

“Miqësia është diçka për të cilën punojmë edhe unë edhe nga Greqia. Punojmë për funksionimin sa më të mirë të punës në dogana dhe shpresoj që çdo gjë do ecë në hapat e duhur. Faleminderit që më informoni. Do e shohim me doganat cili është problemi për këtë çështje dhe unë shpresoj që miqtë tanë shqiptarë mos kenë probleme me doganën. Do e shohim me përparësi”, ka deklaruar ambasadorja e Greqisë.

Më shumë


spot_img









spot_img