Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Kuba voton në favor të Kodit të ri të Familjes që legalizon martesat mes të njëjtit seks

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kubanët i janë drejtuar kutive të votimit për referendumin që do të ndryshojë Kodin e Familjes, duke i hapur rrugë martesave të të njëjtit seks.

Sipas raportimeve në mediat e huaja, referuar burimeve nga qeveria kubaneze, 66% e votave të numëruara deri tani janë në favor të martesës mes të njëjtit seks, adoptimit si dhe legalizimit të shtatzënisë surrogate.

Rezultatet paraprake tregojnë një “prirje të pakthyeshme”, me 66 përqind të votave të numëruara deri më tani në favor të ndryshimit të mbështetur nga qeveria, tha presidentja e këshillit zgjedhor Alina Balseiro në televizionin shtetëror.

“Kodi i Familjes është ratifikuar nga populli”, tha ajo.

Kodi i ndryshuar është një kthesë e madhe për ishullin e famshëm për “machism”, dhe ku personat me orientim të ndryshëm seksual dërgoheshin në kampet e punës mes viteve 1960 dhe 1970.

Që atëherë, qëndrimet zyrtare kanë evoluar dhe qeveria zhvilloi së fundmi një fushatë intensive mediatike në favor të rishikimit, që do të zëvendësojë Kodin e Familjes të vitit 1975.

Kodi i ri lejon shtatzënitë surrogate, për sa kohë që nuk abuzohet me paratë, ndërkohë që rrit të drejtat e fëmijëve, të moshuarve dhe të paaftëve. Kodi e përkufizon martesën si bashkim midis dy njerëzve, dhe jo mes një burri dhe një gruaje.

Më shumë




spot_img








spot_img