Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
2.1kmh
75 %
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
Pre
12 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Kuba në kolaps total, uragani godet ishullin dhe lë pa energji miliona banorë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kuba është plotësisht pa energji pasi uragani Ian goditi skajin perëndimor të ishullit, ka njoftuar qeveria vendase. Sistemi elektrik po përjeton një kolaps total, pasi një nga termocentralet kryesore nuk mund të rikthehej në punë.

Dy persona u raportuan të vdekur dhe ndërtesa u dëmtuan në mbarë vendin. Uragani i kategorisë së tretë, me shpejtësi të erës deri në 195 km/h (120 mph), tani po godet Floridan.

Në televizionin shtetëror kuban të martën, kreu i autoritetit të energjisë elektrike njoftoi se një ndërprerje në të gjithë ishullin kishte ndodhur si rezultat i prishjes së sistemit elektrik kombëtar, duke lënë 11 milionë njerëz në errësirë.

Një gazetar i një agjencie shtetërore të lajmeve raportoi se 100% e qarqeve elektrike në vend ishin jashtë shërbimit dhe se “centrali termoelektrik Antonio Guiteras… nuk mund të sinkronizohej”.

Me qendër në Matanzas, 100 km në lindje të kryeqytetit Havana, Antonio Guiteras është centrali më i rëndësishëm energjetik në Kubë. Mbyllja e tij do të thotë se aktualisht nuk ka prodhim të energjisë elektrike askund në ishull.

Më shumë




spot_img








spot_img