Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ku shkuan 5.6 miliardë lekë? Vojo Bregu kap gabimin “e kripur” tek ministrja Ibrahimaj

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Vojo Bregu, duke krahasuar postimet e dy ministreve të kabinetit Rama ka kapur një gabim i cili “kushton” jo pak, por 5.6 miliardë lekë.

Në postimin e bërë nga ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, fillimisht shkruhej se për bujqësinë ishin caktuar 7.1 miliardë lekë, shifër e cila u fshi brenda disa sekondave pasi një postim tjetër ka ardhur nga ministrja me një tjetër shifër.

Te postimi rradhës shifra u ndryshua në 12.7 miliard lekë.

“7.1 miliardë lekë për herë të parë parashikohen në mbështetje për fermerët përmes skemave, rimbursimit të naftës, projektit të Garancisë së Kredisë për zonat rurale dhe Garancisë Sovrane", shkruhet në postimin e parë.

“12.7 miliardë lekë për herë të parë parashikohen në mbështetje për fermerët përmes skemave, rimbursimit të naftës, projektit të Garancisë së Kredisë për zonat rurale dhe Garancisë Sovrane",  ndërsa ky është postimi i radhës i ministres i korigjuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll