“A do ta fusë Edi Rama edhe zv/ministrin Mustafaraj në pjesën e relikeve të muzeut, meqë ai ka qenë shef sigurimi në kohën e diktaturës”?
Kjo është një pyetje sa ironike edhe tragjike për kryeministrin actual të Shqipërisë. Tiranës i është shtuar këtë fundjavë një tjetër vend muzeal që kujton metodat e frikshme të Diktaturës së Enver Hoxhës. Pas Bunk’Art, kryeministri Rama ka inauguruar “Shtëpinë e Gjetheve”, por me një personazh në krah që e ka ditur mjaft mirë se si ishin metodat e survejimit asokohe.
Zv/ministri i Brendshëm Ilirjan Mustafaraj ka qenë me të njëjtin funksion dhe në komunizëm, post të cilin e ka mbajtur për 6 vjet, nga 1984 deri në 1990, pak kohë pas rënies së regjimit famëkeq. Kështu projekti i kthimit në një muze të “Shtëpisë së Gjetheve” apo qendra famekeqe e Sigurimit të Shtetit, njolloset që në nisje.
Mbetet për tu parë nëse zv/ministri Mustafaraj do të jetë një “objekt” kulti për të gjithë ata që do të vizitojnë “Shtëpinë” apo nëse do të vazhdojë punën si numri 2 në dikasterin e Punëve të Brendshme.
Shkrimtari Bashkim Shehu, djali i ish kryeministrit Mehmet Shehu, tha ne kete ceremoni, se të flasësh për të kaluarën është e domosdoshme për një shoqëri si shoqëria shqiptare, por ekziston rreziku se politikanët mund ta përdorin për qëllimet e ditës.