Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
1.5kmh
40 %
Die
23 °
Hën
24 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
24 °
E diel, 2 Tetor, 2022

“Ku je o Bes Kallaku, ku je?” Rama i përgjigjet videos së aktorit: Është Bubq City, se “country” është i madh për Bubqin e vogël (BATUTAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ndërtesat e reja nga programi i rindërtimit i kanë dhënë fshatit Bubq një pamje krejt tjetër nga ajo çfarë ishin mësuar të shihnin banorët. Aktori i njohur Bes Kallaku, i cili është rritur në këtë fshat, ka publikuar një video të Bubqit të filmuar nga lart.

“Cfar eshte ajo gjeja aty Shako???? Ai eshte fshati me i bukur n’bot Alban, fshati me i bukur n’bot. (3 here)”, shkruan Besi krah videos, për të treguar edhe dashurinë e madhe që ka për fshatin e tij, teksa në fund nuk mungon edhe hashtagu “bubqicountry”.

Video e tij është ripostuar nga kryeministri Rama, me këtë të fundit që nuk ngurron ta ngacmojë dhe korrigjojë aktorin, pikërisht për hashtagun e përdorur nga Besi.

“Ku je Bes Kalluku ku je? Osht Bubq City jo country vlla, se country o i modh per Bubqin e vogel”, shkruan Rama krah videos, teksa shkrimin e shoqëron edhe me emoji duke qeshur.

Por e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e aktorit, i cili në postimin e Ramës shkruan se Bubqi është fshati më i bukur në botë ditën, pasi natën s’ka drita dhe as ujë.

“Flm qe mi paske bo repost postimit tim per Bubqin. Ai eshte fshati me i bukur ne bote diten, se naten nuk shihet pasi ska drita. Uje jo e jo. Rroft pusi Ijes”, komenton Besi me shaka.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img