Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ku i kanë gjetur protestuesit mjetet piroteknike? Përgjigjet Sandër Lleshaj

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i i Brendshëm Sandër Lleshaj në një konferencë për shtyp komentoi protestëm e mbrëmshme të opozitës.

Lleshaj theksoi se këtë herë protesta e opozitës kishte më shumë dhunë dhe më pak pjesëmarrje.

Po ashtu ministri u pyet nga gazetarët se si i kënë siguruar protestuesit mjetet piroteknike, pasi janë ndaluar me ligj.

"Mjetet piroteknike të përduruara dje janë të ndaluara dhe janë të futura në mënyrë ilegale. Nuk mund të them se nga kanë hyrë, ende jo, por ju garantoj se strukturat janë në aktivitet të plotë për të zbuluar rrugën nga kanë ardhur dhe për të vënë përpara drejtësisë përdoruesit", tha Lleshaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll