Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

“Ku është kamera”, Rama i drejtohet Metës: Patronazhistëve t’iu merrni të keqen, ne ju njohim kush jeni

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme teksa ndodhet në takim me të rinjtë në Tiranë edhe një herë ka folur për patronazhistët.

Ai tha se patronazhisti është shkolla e parë e politikës dhe është një mision që i dërgon ata shtëpi më shtëpi dhe i pyet për problematikat e tyre.

Ai i është drejtuar edhe presidentit Ilir Meta në lidhje me patronazhistët duke thënë se “t’iu merrni të keqen patronazhistëve”.

“Në këto ditë fjala patronazhist është lakuar shumë. Për disa quhet si gogol që monitoron, vëzhgon njerëz. Nuk është një figurë që u shpik në Shqipëri. Patronazhisti është figura kyce e historisë së zgjedhjeve dhe përballjeve mes dy partive më të mëdha të botës, republikane dhe demokratike në SHBA. Kush ka këmbënguljen për të shkuar në shkalla më të larta fillon nga patronazhismi.

Mesazhi im për ata që merren me patronazhistët, duke filluar nga Ilir Meta, ku është kamera, është: Patronazhistëve t’iu merrni të keqen. Dhe mos e harroni asnjëherë, patronazhistët ju njohin kush jeni. As mos e vini nëpërmend se ja fshinë mendimet tuaja ne ju njohim kush jeni dhe po vim pas jush dhe ju do ta shikoni sa mirë ju njohim. Edhe ju do habiteni, sepse kur votat të numurohen ju do ta kuptoni sepse ne juve ju kemi mundur, ju mundim dhe do tju mundim. Sepse PS nuk është Edi Rama. Edi Rama është vetëm patronazhisti më i gjatë,” tha Rama ndër të tjera.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img