Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

“Ku është Berisha?” banorja e “5 Majit” takon ish-kryeministrin: Salillari dhe “Kapllan pallati” nuk pranojnë t’ju japin 10% që ju takon

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar në hyrje të Kuvendit me një prej banoreve që proteston kundër shembjes së banesave në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

“Çfarë do të bëhet me ne?” e ka pyetur ajo Berishën, duke i thënë se në marrëveshjen që u kërkojnë të frmosin, është shkelur ligji i shpronësimit.

Ish-kryeministri Berisha tha se banorëve u takon të marrin 10 për qind të sipërfaqes në ndërtimet e reja që kryhen në atë zonë.

Ai tha se biznesmenët ndërtues si Sallillari dhe Kapllani nuk pranojnë ta japin këtë sipërfaqe.

Protestuesja: Ne kemi kërkuar mbështetjen e opozitës në atë kohë, Lulzim Basha dhe asnjë njeri nuk na ka takuar. Ne jemi në dëshpërim, çfarë do të bëhet me ne? Si mund të firmosim një marrëvshje ku është shkelur ligji i shpronësimit?

Berisha: Unë e kam denoncuar shumë herë si një akt çnjerëzor, korruptiv dhe anti kushtetues qëndrimi ndaj ju. Të gjithë ju ju takon në një vend normal të përfitoni nga ligji i posedimit në mirëbesim. Akti është, asgjësohet ligji këtu sepse janë përfaqësues të niveleve të këtij parlamenti, është Salillari dhe Kapllan Pallati ata të cilët ndërtojnë aty kulla 30 katëshe dhe nuk pranojnë t’u japin ju 10% të sipërfaqes që ju takon. Nuk ua japin ju se ia japin Erion Velisë, Edvin Ramës dhe Lul Bravës.

Më shumë