Hapësire reklamuese

Politikë

“Ku e keni sot Lulin?”, Spiropali i përgjigjet Berishës: Si korbat që sjellin vdekjen, nuk e lini Shqipërinë të ngrejë kokë

Shkruar nga Newsbomb
“Ku e keni sot Lulin?”, Spiropali i përgjigjet Berishës:

Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali replikoi me ish-kryeministrin Sali Berisha pas deklaratave të këtij të fundit në Kuvend.

Gjatë fjalës së saj, Spiropali i krahasoi vizitat e Berishës te personat e pastrehë në Shqipëri “me korbat që sjellin vdekjen”. Spiropali u ndal dhe tek sulmi i Berishës ndaj ish-paraardhësit Lulzim Basha, duke ironizuar deklaratat për të.

“Sa shtëpi do ndërtohen nëse ju nuk do të kishit shitur sistemin energjitik, nga ÇEZ-i. Po në rast se nuk do të ishin futur dorëzanë për të privatizuar sistemin. Do flisnin për këta, apo do flisni për vizitat në zonë që vini si korbat që sillni vdekje. Pas tërmetit janë ndërtuar mijëra shtëpi, banesa çerdhe që as në ëndërr nuk janë parë.

Shkoni në Kamëz dhe shikoni si është bërë. Ju i përdorni si mishin për top elektoral. As këtu as një kujdes, as për faktin që Shqipëria është në një sulm hybrid që po tenton të shkatërrojë të gjitha sistemet tonë. Ca injorantë që nuk duan ta dinë për atdhetarizmin. Për fatin tuaj të keq, nuk mund të buzëqeshni deri në fund. Ne vazhdojmë me aleatët, ju vazhdoni me aleatët. Flisni ju për rrënim të sistemit energjitik, nuk e di ku e gjeni këtë guxim. E keni bërë se jeni armik, se për ne nuk ka armik politik. As ju nuk jeni armiku jonë. Ju na keni shpallur ju armik. Ju keni marrë peng foltoren, mikrofonin foltoren, lërë më çbëni kundër kundërshtarëve politike. Ju jeni të njëjtët që mbroni Lulzim Bashën, shihni ç’djalë i mirë. Ku e keni sot Lulin, ku e keni auditin tuaj. Sot keni ngritur audit sa për të qeshur. Jo Ilir Metën të keni me veten dhe jo Monikën por mblidhni të gjithë ç’janë bashkë, se ju nuk vini dot. Ju nuk lini Shqipërinë të ngrejë kokë, sepse ashtu dini të qeverisë. Kalatë i keni kthyer në mejhane dasmash. Sot janë 7-fishuar fondet. Në 2013 nuk kishte zë në kërkim shkencor. Vetëm nga 2019 dyfishuam fondet për kërkimin shkencor. “-u shpreh Spiropali.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit kërkoi plotësimin e kushteve të pedagogëve shqiptarë të cilët kanë paralajmëruar protesta.

“Ka nisur një protestë e fuqishme, për shkak të keqtrajmit dhe nënçmimit të Ramës me qëllim të vetëm shkatërrimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Dënojmë me ashpërsi më të madhe përpjekjen e Edi Ramës për t’u tallur me botën akademike shqiptare, asfiksinë që i ka krijuar kësaj fushe jetike.

Kërkojmë nga kjo sallë plotësimin me urgjencë të kërkesave të tyre, çdo pedagogu duhet t’i rritet rroga të paktën sa ç’është rroga e pedagogëve në Kosovë. Pse në Kosovë pedagogët të marrin 1500 euro, ndërsa në Shqipëri 800-900. Pse çfarë ka Kosova më shumë se ne, është e pasur?  E ka fshi tërësisht kërkimin shkencor nga agjenda.”, tha Berisha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu