Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
82 %
1.3kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
23 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
14 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Ku e ke kasafortën”, grabitën banesën e të moshuarës, arrestohet 27-vjeçari në Itali, një tjetër në kërkim

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë, pasi së bashku me një person tjetër kanë grabitur një banesë në Itali, ku jetonte një e moshuar.

Mediat italiane bëjnë me dije se e moshuara ishte në dhomën e gjumit në katin e dytë, kur dy persona hynë në dhomën e saj, e lidhën dhe e pytën se ku e kishte kasafortën.

Ajo ka rrëfyer se një nga autorët e mbante në shtrat që mos të lëvizte, ndërsa tjetri po kërkonte banesën.

Pasi autorët janë larguar e moshuara ka njoftuar policinë.  Pas ngjarjes policia ka arritur të arrestojë një nga autorët, shtetasin A.Q., 27-vjeç shqiptar, i cili prej vitesh jetonte në Verona.

27-vjeçarit gjatë kontrollit iu gjetën 2 ora dore floriri, një bërzylyk dhe një gjerdan floriri, të cilat dyshohet se i ka grabitur.

Policia italiane po punon për të bërë të mundur kapjen e autorit tjetër.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img