Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

“Ku dreqin jeni?” Netanyahu i kërkon botës të flasë për abuzimet seksuale nga Hamasi

Shkruar nga Newsbomb
“Ku dreqin jeni?” Netanyahu i kërkon botës të

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka sfiduar komunitetin ndërkombëtar dhe u ka bërë thirrje atyre që të flasin për abuzimet seksuale që kanë ndodhur nga Hamasi në Gaza.

Ai në një deklaratë për media me tone të larta, tha se ndërkombëtarët duhet të flasin kundër sulmeve seksuale, përdhunimeve dhe gjymtimeve që dyshohet se kanë ndodhur më 7 tetor gjatë sulmeve të Hamasit ndaj Izraelit.

“Pres që të gjithë udhëheqësit e civilizuar, qeveritë, kombet të flasin kundër kësaj mizorie. Unë u them organizatave për të drejtat e grave, organizatave të të drejtave të njeriut: keni dëgjuar për përdhunimin e grave izraelite, mizoritë e tmerrshme, gjymtimin seksual - ku dreqin jeni?”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese