Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Ku do më çoni tani”, Prokurori i Beratit ‘digjet’ në vetting, ndjek nga pas anëtarët e Komisionit: Garda ndërhyn për të qetësuar situatën

spot_img

Lajme të ngjashëm

Prokurori i Beratit, Tasim Puci nuk arriti t’i përmbajë emocionet pas shpalljes së vendimit të shkarkimit të tij nga detyra. Ai i ndoqi anëtarët e trupës gjykuese teksa dilnin nga salla, duke i pyetur dy herë radhazi “Ku do më çoni tani”?

Reagimi i Pucit shkaktoi për një moment tension në sallë, por situata u qetësua me ndërhyrjen e forcave të sigurisë.

“Jam pa shtëpi e katandi,” tha prokurori i saposhkarkuar përpara se të largohej nga salla, shkruan Birn.

Procesi i vetingut për prokurorin e Prokurorisë së Beratit, Tasim Puci u krye nga trupa e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Suela Zhegu dhe anëtare Genta Tafa Bungo. Sipas relatimit, ai u gjet me probleme në të tre kriteret e rivlerësimit.

Gjatë seancës dëgjimore, prokurori Puçi u pyet në lidhje me një kontratë noteriale në të cilën ai rezultonte pronar i një apartamenti, të cilin ia kalonte vjehrrit dhe disa shkëmbime financiare me këtë të fundit. Puçi pretendoi se nuk kishte asnjë pasuri dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img