Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kthjellime e vranësira, mësoni si do jetë moti sot

Shkruar nga Newsbomb
Kthjellime e vranësira, mësoni si do jetë moti sot

Për këtë fundjavë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Në këtë mënyrë, ata të cilët kanë planifikuar për këtë të Diel, moti do i favorizojë duke qenë i kthjellët në të gjithë territorin e vranësira të pakta kalimtare.

Gjithashtu priten edhe temperatura të ngrohta sidomos ato të mesditës, ben te ditur Sherbimi Meteorologjik Ushtarak.

Megjithatë, në orët e vona të mbrëmjes të ditës së Diel mbi vendin tonë depërtojnë masa ajrore të paqëndrueshme.

Era përgjatë këtyre ditëve do të fryjë nga kuadrati i jugut me një shpejtësi mesatare 3-10m/s dhe nga orët e mesditës të ditës së Diel deri në orët e mesditës të ditës së Hënë fiton shpejtësi dhe bëhet intensive deri në 15-20m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll