Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kthjellime dhe ditë me diell, ja parashikimi i motit për sot

Shkruar nga Newsbomb
Kthjellime dhe ditë me diell, ja parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme pritet përmirësimi i situatës meteorologjike për vendin tonë me kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.

Që në orët e para të mëngjesi pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin. Vlen për tu theksuar prezenca e ngricave të forta në akset rrugore.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash më pas në orët e para të dites e në vazhdim pritet mbizotrim i motit të kthjellët.

Në zonën e Alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdet e lugina fiton shpejtësi e bëhet hera-herës intensive 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -2 deri 6°C , në zonat e ulëta 2 deri 12°C dhe në zonat bregdetare 5 deri 13°C.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese