Hapësire reklamuese

Politikë

Kthimi pas arrestit shtëpiak të Berishës,Basha: S'doja të bëhesha pjesë e telenovelës

Shkruar nga Newsbomb
Kthimi pas arrestit shtëpiak të Berishës,Basha: S'doja

Lulzim Basha gjatë konferencës së mbajtur sot me gazetarët, për herë të parë që prej 21 marsit të vitit 2022.

Ai u pyet nga gazetarët nëse u kthye tani pasi Berisha është në arrest shtëpiak, ai e mohoi dhe u përgjigj se ka zgjedhur të mos bëhet pjesë e kësaj telenovele politike që po ndodh aktualisht.

“Nuk kam qene pjesë e telenovelës kush bërtet më shumë, si e si të krijojmë mjegull. Ky qendrim nuk është në përputhje me faktorë personalë. Por kanë braktisur qytetarët dhe janë bërë pjesë e telenovelës. I vetmi njeri që ka përfituar nga kjo është Edi Rama, i cili ka dy vjet që sheh telenovelë falas dhe në Netflix merr fund drama. Ne kemi refuzuar të jemi pjesë e kësaj telenovele, tani prioriteti jonë janë njerëzit dhe problemet e tyre.”- tha kreu i PD.

Kreu i PD vazhdoi duke thënë se ai nuk ka zgjedhur të heshtë dhe as është zhdukur pasi gjatë këtyre muajve ka bërë mbi 250 takime kudo nëpër Shqipëri, duke dëgjuar problemet e qytetarëve nga afër.

“Nuk do t’i lidhja dy ngjarjet me njëra tjetrën. E para, këto muajt e fundit për kanë qene shumë intensive, pasi ka pasur shumë procese, si hartimi dhe një sërë angazhimesh të ndryshme. Kam qene në mbi 250 takime anembanë Shqipërisë. Këto katër muaj kanë shërbyer që PD të rindërtojë themelet dhe inciativat politike, ku sot kam zgjedhur të veçojë Reformën Zgjedhore.”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese