Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

Kthimi në shkollë, vetëvrasja e fermerit dhe “ankthi” për shpalljen e qeverisë, Dhoma e Përmbaruesve: 1 shtatori 2021 s’është më si dikur

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë thotë se 1 shtatori i këtij viti nuk ishte si më parë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë, ka renditur problematikat me të cilat u hasëm në këtë 1 shtator (dje).

Fillimi i shkollave nën masat anti-Covid si dhe vetëvrasja e një fermeri pasi nuk arriti të shlyente kredinë që kishte marrë.

E teksa dy probleme serioze shqetësojnë vendin, Dhoma e Përmbaruesve Gjyqësorë me ironi shkruan se të gjithë janë të shqetësuar për shpalljen e qeverisë në Shqipëri dhe Afganistan.

“Nesër shpallen dy qeveri, ajo në Shqipëri dhe tjetra në Afganistan. Talebanët mund ta shpallin edhe pasnesër. Merak i madh ka kapluar dy vendet. Kush do të jenë, emrat, ministrat, mbrojtja, sulmi, ekonomia dhe bujqësia? Administrata këtej pret me ankth, ajo andej me makth,” thuhet në postim.

Reagimi i plotë:

🔶 SHTATOR 1

🔳 1 shtatori 2021 nuk është më si dikur simboli i fillimit dhe urimit të vitit shkollor nga vogëlushët me lule ndër duar.

👉 Sot jemi në 1 shtatorin e rikthimit të masave shtrënguese anti-Delta,

👉 Në 1 shtatorin që gdhiu me vetëvrasjen e F.C se nuk lante dot kredinë,

👉 Në 1 shtatorin kur fituesit në Afganistan dhe ata në Shqipëri po heqin, fiksojnë apo ndërrojnë emrat e fundit në dy qeveri.

Komiteti (shqiptar) Teknik vendosi ndryshimin e orës policore (23:00 – 06:00) që fillon sot, me 1 shtator. Meqenëse bota kërkon kudo kur hyn brenda saj, pasaportën e vaksinimit, testin PCR, antigen apo ndonjë provë që e ke kalu’ COVIDI-n, hajt se e vumë edhe ne, për të hy në Shqipëri.

Vetëvrasja e F.C vjen si klithmë e vetmuar që na komunikoi se vuajtja prej borxhit të kredisë në Shqipërinë e sotme sheh si të vetmen zgjidhje vetëvrasjen. Nëse statistika e vetëvrasjes prej borxhit numëroi sot vetëm një person, viktima të borxheve fiktive janë me mijëra. Vetëvrasja e sotme pati edhe kronikën e vet, se si eksportet në Roskovec nuk lulëzuan, shalqinjtë e bukur të tokës pjellore nuk u shitën dhe borxhet e fermerëve u shtuan. https://ëëë.oraneës.tv/…/kredite-e-borxhet-barre-e…

Nesër shpallen dy qeveri, ajo në Shqipëri dhe tjetra në Afganistan. Talebanët mund ta shpallin edhe pasnesër😊. Merak i madh ka kapluar dy vendet. Kush do të jenë, emrat, ministrat, mbrojtja, sulmi, ekonomia dhe bujqësia😊? Administrata këtej pret me ankth, ajo andej me makth. Kanë frikë! Në Shqipëri rrezikohet që gratë e pushtetit ta veshin administratën e burrave me “fustan-ella”, në Afganistan, talebanët me buzëqeshje mund ta veshin çdo gjë me niqab.  Për ata që s’e dinë rroba e grave vetëm me një të çarë tek sytë, quhet niqab. Për fustanellën s’ka nevojë për shpjegim, këtë lloj fundi të bardhë e vishnin dikur trimat nga Jugu e Veriu i Shqipërisë, sot këtë lloj rrobe e veshin vetëm valltarët!

Më shumë




spot_img








spot_img