Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Kthim në auditore para provimeve', Shahini njofton studentët: Mësim në qershor dhe korrik për ata që diplomohen, provimet në gusht

Shkruar nga Newsbomb
Besa Shahini

Studentët që do të diplomohen do të rikthehen në auditore para se të fillojnë provimet.

Shahini thotë se ata që janë për t’u diplomuar do të kthehen në auditore për 3-4 javë në qershor kurse provimet dhe riprovimet i zhvilojnë në korrik dhe javën e parë të gushtit.

Më pas nga 25 gushti deri në fund të shtatorit kthehen në auditore ata që nuk janë për t’u diplomuar ndërsa provimet dhe riprovimet i zhvillojnë në tetor.

"Universitetet kanë autonomi akademike dhe organizimi i punës gjatë situatës së pandemisë.
Jo të gjitha universitetet iu përgjigjen sfidës në të njëjtën mënyrë, për shkak të infrastrukturës së tyre. Edehe lëndët që kanë kaluar online, nga mesazhet e studentëve kuptoj që jo të gjitha e kanë ruajtur standartin.
Nevojitet kohë për të kaluar në auditor para provimeve. Kemi mbajtur takim me të gjithë dekanët dhe rektorët për të koordinuar punën. Rektorët kanë propozuar për mbylljen e vitit akademik. Siguron barazi për të gjithë. Bazuar mbi propozimet, MASR nxori urdhrin nga universitetet publike që të mbyllin vitin akademik.

Duhet të mundësohet kthimi në auditor në seminare apo auditore, provimet në korrik dhe javën e parë të gushtit.
Provimi për vitet e para do të zhvillohet në tetor të 2020. Është e domosdoshme të minimizohet numri i studentëve në klasa, si dhe të sigurohet distancimi social dhe të bëhet dezinfektimi i ambienteve.
Studentët mund të planifikojnë të mos jenë në auditore deri në fund të gushti.
Viti i ri akademik do të fillojë në nëntor 2020", tha ndër të tjera Shahini.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll