Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Ktheu papafingon në shtëpi bari, zbardhet dëshmia e administratorit të pallatit në Durrës: Iu futa kësaj pune për të paguar kredinë. Një Dibran më dha ca fara dhe…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Durrësit zbuloi dy ditë më parë një ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në katin e nëntë të një pallati. Ishte 62-vjeçari Prend Çela, administratori i pallatit ai që i kishte mbjellë bimët e kanabisit, të cilat kishin arritur mbi 80 centimetra gjatësi.

Çela e ka pranuar para hetuesve se ka qenë ai që ka kultivuar lëndën narkotike, teksa u justifikua duke thënë se gjithçka e kishte bërë për të shlyer borxhet dhe kreditë. “Këtë punë e kam bërë me qëllim fitimi, pasi kisha nevojë për para pasi do likuidoja kredinë në bankë”, ka deklaruar në polici Prend Çela.

Sasia e bimës narkotike ishte mbjellë në 46 vazo plastike, dhe sipas policisë kishte rritur në gjatësi prej 85 centimetra.

“Te ky pallat punoj dhe si administrator i pallatit. Pranë zonës afrohen herë pas here disa djem, të cilët konsumojnë lëndë narkotike dhe me njërin prej tyre kam krijuar shoqëri, por nuk e njoh më emër. Ky person me të cilin kam krijuar shoqëri, më ka treguar së është nga Tirana, por me origjinë Dibran, por emrin nuk ja kam mësuar. Gjatë bisedës, personi nga Tirana më ka ofruar disa fara Canabisi, për t’i mbjellë dhe unë kam pranuar. I kam marrë farat dhe kam përshtatur katin papafingo për mbjelljen e bimës narkotike. Këtë punë e kam bërë i vetëm pasi kam punuar më parë si elektricist. Gjatë kësaj kohe, kam arritur të marr një herë prodhim nga kanabisi, të cilin ja kam shitur shokut tim nga Tirana, për vlerën e 70.000 lekëve të reja”, ka dëshmuar më tej i moshuari.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e marë me qira (papafingo), në lagjen nr. 13, Durrës. Gjithashtu u proceduan penalisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit Edmirand Estrefi, 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe Sokol Dalipaj, 38 vjeç, banues në Durrës, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, të cilët nuk kanë përmbushur detyrën sipas ligjit, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike dhe matësin e energjisë elektrike.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Papafingo”.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, i cili banesën e marrë me qira e kishte përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, nëpërmjet ngrohjes me llamba.

Procedohen penalisht dhe 2 punonjës të OSHEE-së, pasi nuk konstatuan vjedhjen e energjisë elektrike.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, nga stacioni i Policisë Plazh u bë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Papafingo”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi P. Ç., 62 vjeç, banues në Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit në banesën e marë me qira (papafingo), në lagjen nr. 13, Durrës, u konstatua se ky shtetas e kishte përshtatur banesën,  me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Gjithashtu u proceduan penalisht, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, shtetasit E. E., 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe S. D., 38 vjeç, banues në Durrës, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së, të cilët nuk kanë përmbushur detyrën sipas ligjit, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike dhe matësin e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë narkotike canabis sativa dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img