Hapësire reklamuese

Showbiz

'Ktheu në vendin tënd', Ermal Meta u përgjigjet komenteve raciste: Nëse do të dinit fare pak për historinë e Shqipërisë…(E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Ermal Meta

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta mori shume vlerësime nga publiku Italian me këngën “Un milione di cose da dirti”, ku mori vendin e tretë me performancën e tij në Sanremo.

Përmes një videoje në rrjetet sociale, ai ka falenderuar të gjithë ata që e mbështetën dhe vlerësuan.

Më tej ai ka përmendur edhe ‘komentet kritike’ që i thonin të kthehej në vendin e tij të origjinës.

Sipas këngëtarit nuk është aspak normale ti flasësh ashpër dhe ti përmendësh origjinën dikujt. Ai shton më tej se kjo është një gjuhë urrejtje, të cilën nuk mund ta pranojë dot sepse i duket idiotësi.

 Në fund Ermal Meta ka dy fjalë për ‘kritikuesit’ e tij, duke u thënë se ndihet shumë krenar për vendin e origjinës, Shqipërinë dhe i fton të lexojnë një pjesë të historisë së vendit të tij.

“Mua këto komente nuk më prekin fare. Por unë dua të ndaloj tek to se nuk më duket aspak e drejtë që persona që janë shumë më të rinj se unë të më drejtohen në atë mënyrë, kur unë jam në realitet më shumë italian se ata, sepse jetoj në këtë vend prej më shumë vitesh, pavarësisht se kam ardhur nga një tjetër shtet.

Është e çuditshme që këtë diskutim po e bëj në 2021-in dhe nuk po e prek këtë temë sepse më pëlqejnë polemikat, në fakt as nuk më plas për to. Ajo që dua të dini është fakti që të thuhen këto gjëra dhe t’i lësh të ikin i bën të duken normale.

Të flasësh ashpër e t’i përmendësh origjinën dikujt nuk është aspak normale. Ne jetojmë të gjithë nën një qiell, të gjithë kemi një ndërgjegje të përbashkët kolektive. Kjo është urrejtje që unë nuk e pranoj dot sepse është idiotësi. Në fund dua të falenderoj të gjithë ata që më mbështesin dhe më ndjekin sepse më duan. Ndërsa për ju të tjerët kam vetëm diçka për t’iu thënë:

Nëse do dinit vetëm pak fare nga historia e vendit nga unë vij, do ndiheshit krenar, njësoj si unë. Jam krenar për rrënjët dhe gjakun tim, e nëse ju do i njihnit ata do ndiheshit krenarë që i keni fqinj. Ju ftoj të lexoni historinë e tyre dhe do mbeteni të mahnitur",- tha këngëtari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll