Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
33 %
2.1kmh
0 %
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
13 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Ktheu në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor, Balla i përgjigjet Metës: Është hileqar dhe mistrec, e vonoi qëllimisht por kemi kohë ta kalojmë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar pasi presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend për rishqyrtim ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Sipas Ballës, Presidenti e ka vonuar qëllimisht procedurën parlamentare, por ai shtoi se ka ende kohë për ta kaluar sërish në Parlament. 

Gjatë një prononcimi për mediat nga Elbasani, Balla tha gjithashtu se mazhoranca i ka votat për ta kaluar në Kuvend ligjin e ri për Kodin Zgjedhor, pavarësisht çdo vonese që sipas tij vjen nga një president mistrec e hileqar.

“Më vjen keq që presidenti i Republikës mori kohën për të vonuar procedurat parlamentare. Ne nuk kemi asnjë ditë për të humbur. Kodi zgjedhor është një kod i plotë i cili ka transferuar qasjen dhe i ka dhënë një fuqi më të madhe popullit të zgjedhë jo vetëm kryetarin dhe partinë politike që do, por të zgjedhë edhe listën e kandidatëve që do. Çdo vonesë që vjen nga një president mistrec dhe hileqar unë mendoj që i kemi të gjitha mundësitë ta kalojmë. Reforma zgjedhore është sukses. Tani qytetaret nuk do të kenë një votë, por dy vota meqë këtë e donte dhe presidenti”, tha Balla nga Elbasani.

Më shumë




spot_img








spot_img