Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0kmh
0 %
Mër
41 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
40 °
Die
32 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Kthyen lokalin në pikë bastesh, arrestohen dy persona në Tiranë, mes tyre edhe një grua

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, konkretisht një burrë dhe një grua pasi organizonin lojëra të paligjshme fati në lokalin e kësaj të fundit.

Uniformat blu bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetësja K. K., 35 vjeçe dhe shtetasi S. R., 33 vjeç.

“Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 35 vjeçe dhe S. R., 33 vjeç, pasi në lokalin e marrë nga qira nga shtetasja K. K., u konstatua shtetasi S. R., duke organizuar lojra të paligjshme të fatit”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar edhe tre persona të tjerë për vepra të ndryshme penale, ndërkohë materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Plotë i Policisë Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër-mbrotjeje.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit J. F., 44 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim;

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve K. K., 35 vjeçe dhe S. R., 33 vjeç, pasi në lokalin e marrë nga qira nga shtetasja K. K., u konstatua shtetasi S. R., duke organizuar lojra të paligjshme të fatit.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. L., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Më datë 20.06.2021, shtetasi A. P., 41 vjeç, kallëzon se në rrugën “Dritan Hoxha”, një shtetas i paidentifikuar e ka goditur me grusht, si dhe i ka dëmtuar xhamin e mjetit. Punohet për identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e tij.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më shumë

spot_img
spot_img