Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Ktheu lokalin në kazino, kapet 33-vjeçari në Korçë, ja çfarë sekuestroi policia

spot_img

Lajme të ngjashëm

a920b9d865a41bce487d9617889b8654

Policia e Korçës po procedon në gjendje të lire një 33-vjeçar, i cili kishte kthyer lokalin në ambient për aktivitetin e lojrave të fatit.

Mësohet se blutë kanë gjetur në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, 31 copë fisha dhe letra bixhozi, të cilat dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Tashmë materialet i janë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprat “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit K. K., 33 vjeç, banues në Korçë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit që shërbimet e policisë kanë ushtruar në lokalin në përdorim të tij, në lagjen nr. 11, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, 31 copë fisha dhe letra bixhozi, të cilat dyshohet se përdoreshin për të ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve.

Më shumë

spot_img