Tirana
broken clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
65 %
3.6kmh
75 %
Sht
28 °
Die
29 °
Hën
26 °
Mar
23 °
Mër
25 °
E shtunë, 18 Shtator, 2021
spot_img

Kishin lidhur sahatin me lokalin ngjitur, policia kap dy shqiptarët brenda në fermë kanabisi (EMRAT)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Acorn Cafe në Coalpit kishte shërbyer si burim energjie për një fermë kanabisi aty pranë. Kështu shkruajnë mediat e huaja lidhur me rastin e dy shqiptarëve që shërbenin si punëtorë në atë fermë.

E gjitha u zbulua pas faturave elektrike që vinin gjithnjë e në rritje në lokalin në Bristol. Energjia vidhej dhe përdorej nga një ambient aty pranë i cili shërbente si fabrikë kanabisi.

Faturat mujore në Acorn Cafe, në Coalpit Heath shkuan nga 349 deri në 2000 paund. Policia hyri me forcë në ambientin e vënë në shënjestër dhe gjeti aty dy shqiptarë që kishin funksionin e kopshtarëve, për t’u kujdesur për bimën e mbjellë.

Ergi Veliu, 22 vjeç dhe Eduardo Vishaj, 47, të dy pa shtëpi, u deklaruan fajtorë për kultivimin e kanabisit. Gjykatësi William Hart burgosi ​​Veliun për 16 muaj dhe Vishaj për tetë muaj.

Ai i tha atyre: Dënoheni për përfshirje në prodhim dhe shitje kanabisi. Çështja për Veliun ishte më serioze pasi ishte e përsëritur.

Pas dënimit ata do të dëbohen nga Mbretëria e Bashkuar. Në magazinën ku hyri policia dhe gjeti dy shqiptarët, po rriteshin 119 bimë të një cilësie të mirë me vlerë që arrin 150 mijë paund, në varësi të sasisë që shitej, me pakicë apo shumicë. 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img