Tirana
light rain
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
61 %
1.5kmh
20 %
Die
24 °
Hën
26 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

KSHZ hedh poshtë edhe ankesën e fundit të LSDM-së për zgjedhjet

Lajme të ngjashëm

Komisioni Shtetëror maqedonas i Zgjedhjeve (KSHZ) refuzoi dje në mbrëmje vonë, me katër vota pro dhe katër vota kundër, ankesën e koalicionit të kryesuar nga LSDM-ja për procedurën për votimin, përmbledhjen dhe konfirmimin e rezultateve, ku kërkohej anulimi i votimit në qendrën e votimit numër 2011, në komunën e Tearcës, në Njësinë Zgjedhore 6.

Përfaqësuesi i BDI-së në KSHZ, Subhi Jakupi abstenoi.

Për pranimin e ankesës votuan anëtarët e KSHZ-së, Violeta Duma, Igor Milev, Rexhep Prokupica dhe kryetari i KSHZ-së Aleksandar Çiçakovski, ndërsa kundër  Silvana Boneva, Sasho Sërcev, Bedredin Ibraimi dhe Aranas Urumov.

Pas votimit, KSHZ kreu kontroll të materialit zgjedhor.

Paraprakisht, KSHZ pranoi vetëm një ankesë nga lëvizja ”Besa” dhe anuloi votimin në një qendër votimi në Gostivar.

Pasi të dorëzohen vendimet te partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, do të fillojë edhe afati prej 24 orësh për parashtrimin e ankesave në Gjykatën Administrative. Gjykata, ndërkaq, duhet të vendosë rreth ankesave në afat prej 48 orësh.


Më shumë