Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kryhen mijëra testime, por shifrat e Covid mbeten minimale, ka dy viktima në 24 orët e fundit (BILANCI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministria e Shëndetësisë ka bërë publike shifrat e fundit sa i takon situatës pandemike në vendin tonë. Janë kryer gjithsej 3093 testime nga të cilat vetëm 23 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

5 raste në Korçë, nga 3 raste në Shkodër, Skrapar, nga 2 raste në Malësi e Madhe, Librazhd, nga 1 rast në Tiranë, Fier, Devoll, Lezhë, Mirditë, Berat, Pogradec, Sarandë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 2 qytetarë: 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Fieri, të moshave 65-84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 629 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,869 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 68 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (20 Maj 2021)

Raste të reja ditore         23

Të shëruar në 24 orë      629

Të shtruar në spitale      68

Humbje jete në 24 orë   2

Testime ditore                3,093 

Testime totale            688,709

Raste pozitive             132,118

Raste të shëruara        127,869

Raste Aktive                  1,809

Humbje jete                  2,440

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         1254

Korçë            136

Shkodër       106

Vlorë             53

Elbasan        48

Lezhë           46

Fier               44

Gjirokastër   42

Berat             42

Durrës          24

Kukës           13

Dibër           1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img