Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Kryetarja e misionit të OSBE/ ODHIR në Shqipëri, Gacek: Zgjedhjet janë vetëm një pjesë e procesit, kemi vëzhguar edhe fushatën elektorale

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ambasadorja që kryeson misionin e OSBE/ODHIT, Ursula Gacek ka dhënë një deklaratë për mediat në lidhje me procesin e deritanishëm të zgjedhjeve në Shqipëri.

Ajo ka thënë se janë në vendin tonë që prej 17 marsit dhe nuk mund të japin një përfundim në këtë moment.

Gacek u shpreh se ata do tu japin përgjigje pyetjeve nesër pasdite. Sipas saj, po pritet që të mblidhet informacioni edhe nga kolegët që janë nëpër qytetet e Shqipërisë, pasi procesi i zgjedhjeve sipas tyre, nuk përfshin vetëm ditën e votimit por edhe fushatën elektorale.

“Zonja Ursula është drejtuesja e misionit të OSBE/ ODHIR dhe jam në Shqipëri që prej datës 17 mars.

E gjithë vëmendja i dedikohet vetëm ditës së zgjedhjeve, por për ne si mision është vetëm një pjesë.

Qëndresa jonë që nga mesi i marsit i është dedikuar të gjithë fushatës, si janë sjellë kandidatet, nëse ka pasur ndonjë parregullsi gjatë fushatës zgjedhore.

Në fakt do të vëzhgoj nga afër një numër të vogël të qendrave të votimit, por anëtarët e tjerë janë shpërndarë në 12 distriktet e vendit.

Të gjithë më pyesin se si ndihem në lidhje me procesin, por jemi duke mbledhur akoma informacion dhe do të mbledhim të gjithë informacionin nga kolegët për të dalë në përfundim.

Të gjitha përgjigjet e pyetjeve tuaja do të vijën nesër. Do të kemi mundësi që të takohemi në një konferencë, në Zoom ku ju do mund të bëni pyetjet dhe të merrni të gjitha përgjigjet.

Mbani pyetjet deri për nesër në orën 5 të pasdites”,- tha ajo.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img