Kandidati për kreun e FRPD-së, Belind Këlliçi është sulmuar dhe akuzuar shumë kohët e fundit për shkak të lidhjes së tij me vajzën e çiftit socialist, Artan Shkrelit dhe Ledi Shamkut. Ndonëse, akuzat janë bërë kryesisht nga faqe anonime dhe asnjëherë në rrugë zyrtare, Këlliçi reagoi pak ditë më parë duke sqaruar këtë situatë.
Gjithsesi, në mbrojtje të kandidatit të FRPD-së ka dalë edhe kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, e cila shprehet se në vitin 2015 njerëzit janë të lirë të dashurojnë kë të duan.
“Njerëzit janë të lirë të dashurojnë kë të duan në 2015-ën! Boll u futët në dhomat e dynjasë se nuk është e bukur”, shkruan Koleza për Këlliçin, i cili mund të jetë pas përfundimit të votimit në radhët e demokratëve, kundërshtari i saj politik.
Lexo edhe: Belind Këlliçi i përgjigjet sulmeve, flet edhe për lidhjen me vajzën e Shkrelit dhe Shamkut