Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
54 %
5.1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Kryetarja e AIDSSH thirrje ‘Financave’: Të rritet buxheti për ish-të përndjekurit politikë, të përshpejtohet për ata që janë internuar në kampe me tela me gjemba

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtori i Pagesave dhe Dëmshpërblimeve në Ministrinë e Financave, z. Artemon Cukalla, u prit sot në AIDSSH (Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit) nga Kryetarja, znj. Gentiana Sula, z. Simon Mirakaj, Anëtar, z. Selami Zalli, Drejtor i Informacionit dhe z. Agron Hoxha, specialist për të zhdukurit.

Probleme thelbësore që kanë të bëjnë me të përndjekurit politikë dhe dëmshpërblimet e tyre, dokumentacionin e kërkuar nga institucionet dhe kohën e dhënies së kësteve ishin pjesë e diskutimeve.

197183275 4267676889951568 8524636275019942755 n

Autoriteti i Dosjeve i propozoi z. Cukalla që të shihen mundësitë për trajtimin me prioritet të dosjeve të të pagjeturve, të pushkatuarve, dëmshpërblimet e tyre. Po ashtu, rritje buxheti për ish-të përndjekurit politikë.

Problem i rëndësishëm me të cilin hasen ish-të përndjekurit sot dhe trashëgimtarët e tyre, janë edhe dosjet e të internuarve, në shumë raste me mungesa në dokumentacion. U propozua që dosjet e të internuarve të mund të kalohen përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe VKM-së përkatëse, që ndihmon plotësimin e dokumentacionit të kërkuar dhe përshpejton dhënien e dëmshpërblimeve të internuarve në kampe me tela me gjemba.

Po ashtu, do të përgatitet një propozim për pensionet e të internuarve, ku sugjerohet edhe rregullimi i kuadrit ligjor përkatës, që u mundëson të ardhura të internuarve në diktaturë. Autoriteti e ka pjesë të punës së përditshme shërbimin e dokumentacionit të ish-të përndjekurve dhe familjarëve të tyre, për arsye pensioni, dëmshpërblimi, etj.

Përballja e përditshme me qytetarët dhe problematikat e hasura prej tyre në vite nxitën një takim të tillë, me dëshirën e lehtësimit të procedurave dhe shkurtimit të kohës së përfitimit të dëmshpërblimit një kategorie shoqërore të dinjitetshme, së cilës i detyrohet dhe mban përgjegjësi shoqëria e sotme shqiptare.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img