Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
53 %
1kmh
75 %
Die
8 °
Hën
12 °
Mar
12 °
Mër
14 °
Enj
14 °
E diel, 27 Nëntor, 2022

“Kryetarit që humb zgjedhjet i përfundon mandati”, Oerd Bylykbashi zbulon ndryshimet në statut: Ndryshon vula dhe logo, rikthehet ajo e 90’

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti Oerd Bylykbashi ka mbajtur fjalën në Kuvendin e PD, ku ka shpalosur të gjitha ndryshimet që do të bëhen në statutin e ri të Partisë Demokratike.

Futja e referendumit, primaret, por edhe forcimi i organeve kolegjiale janë disa nga pikat e statutit të ri të PD-së.

Surpriza në njoftimin e Bylykbashit ishte që do të ndryshojë dhe vula dhe logo e PD, ku pritet të rikthehet vula e 1990, që përkon me lindjen e PD-së.

Pjese nga fjala e Bylykbashit:

Votimet primare, ku kandidatët për organet e zgjedhura i shpallte ne momentin e fundit, kryetari,  t’i zgjedhin demokratët me votë primare. Referendumi vendime të rëndësishme do merren me referendum që ata vendosin dhe kështu vota do jetë me e rëndësishme se ajon e kryetarit.

Partia bëhet me e madhe jo duke përjashtuar. Të mendosh ndryshe është vlerë dhe nuk mund të jetë kërcënim.

I kemi dhënë rol përcaktues këshillit kombëtar dhe vendit kombëtar, janë forcuar dhe të zgjedhurit në bazë, të zgjedhurit duhet të jenë vullnet i shumicës.

Kryetarit që humb zgjedhjet i përfundon mandati, pa të drejtë rikandidimi, duke zhbërë në këtë mënyrë kultin e individit.

Organizatat partnere, janë rritur kuotat për të rinjtë dhe për Lëvizjen e Gruas, është shtuar dhe grupimi i dhjetorit.

Simbolet e PD janë shumë të rëndësishme, Lulzim Basha zhduku simbolet e PD-së në 2017-tën me Republikën e re, duke kërkuar ndryshimin e ADN-së sonë.

Me këtë i ndryshojmë logo që i përket atë 31 vite ndryshon vula e PD, vula e kryetari  deri sot nuk do të ketë më vlerë nesër. Katër vite pas zgjedhjeve në struktuar partia do futet një një ristrukturim.

Më shumë




spot_img








spot_img