Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

KRYETARI… KU TA KETË!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Prisja një telefonatë nga spitali.

Një i afërm i imi prej katër orësh ndodhej në sallën e operacionit dhe pritja për një lajm të mirë po më torturonte. Sytë i mbaja të mbërthyer në ekranin e celularit që e shtrëngoja aq fort sa ishte nxehur sikur ta kisha lënë gjithë ditën në kroskotin e makinës, në një ditë gushti…

Befas bie zilja!

Nuk më doli emër, ishte një numër të cilin nuk e njihja por që e prisja siç presin të krishterët lajmin për riardhjen e Mesias në tokë! Me gishtin që më dridhej, preka ekranin…

–              Alo, ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin…

–              Ma thuaj shpejt, të lutem!

–              Nëse nuk keni kohë, unë ju marr në një moment tjetër…

–              Jo jo! Ma thuaj tani! A shpëtoi?

Pati një heshtje nga ana tjetër e telefonit… zgjati pak sekonda, por mjaftueshëm që zemra të më vinte te bajamet…

–              Për çfarë e keni fjalën zotëri?

–              Si për çfarë? A po më telefonon nga spitali?!

–              Jo zotëri. Unë ju telefonoj nga partia X….?

E mbylla në çast sepse doja të liroja linjën. Po sikur të më kishin marrrë nga spitali ato 15 sekonda që fola me atë të partisë X, që mos e bëfshin pikën e hajrit?!

Nga spitali më morën pas ndonjë ore. Për fat, gjithçka kishte shkuar shumë mirë dhe lehtësimi i ne familjarëve qe shumë i madh.

Po atë pasdite, më bie përsëri telefoni. Ishte po një numër pa emër nga rubrika ime, por ishte i ndryshëm nga ai i paradites! I fola vetë i pari:

–              Alo, jeni nga partia X dhe më keni marrë për sondazh!

–              Jo zotëri, jemi nga partia Y. Ne nuk bëjmë sondazhe!

–              Për çfarë më morët?

–              A mund t’ju bëj tre pyetje të shkurtra?

–              Me ç’të drejtë? – i them, duke moderuar reagimin që më sugjeronte inati.

–              Si me ç’të drejtë? Për zgjedhjet pra. Ju a do të votoni në 25 Prill?

–              Ç’të duhet ty moj zonjë çfarë se çfarë do të bëj unë në 25 Prill apo në çfarë do date tjetër të jetës sime?!

–              Zotëri, mjafton të më thoni Po ose Jo dhe nëse nuk doni, nuk e zhvillojmë intervistën! Kjo është një telefonatë e thjeshtë!

–              Nuk është aq e thjeshtë moj xhan, se sot paradite, njëra desh më vdiq me një telefonatë të thjeshtë si kjo e jotja!

–              Të besoj zotëri! Partia X është parti që nuk kujdeset për shëndetin e qytetarëve, kurse partia jonë, partia Y…!

Ajo fliste dhe unë mendoja se si ka mundësi që shumica e qytetarëve të këtij vendi nuk e kuptojnë se sa shumë liri kanë humbur dhe se sa kollaj nëpërkëmbet dinjiteti i tyre…

–              Nga e ke gjetur numrin tim dhe kush të ka thënë të më telefonosh?

–              Numrat m’i kanë dhënë këta të partisë, kurse urdhrin për telefonatat e ka dhënë vetë kryetari!

–              Dëgjo dhe shkruaje po deshe! Kryetari ku ta ketë… ai i partisë tënde dhe ai i asaj partisë që më telefonoi në mëngjes!

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img