Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
Pre
28 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Kryetari i PDK-së i përgjigjet ftesës së Kurtit: Për “çështje madhore” diskutohet në Kuvend, jo me dyer të mbyllura

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Albin Kurti për një takim. Hoxhaj ka publikuar letrën ku i kthen përgjigje Kurtit, në të cilën i kërkon që të jetë konkret se për çfarë çështje madhore e ka fjalën.

Ai shprehet se nëse bëhet fjalë për një temë të rëndësishme, ky takim duhet të bëhet në Kuvend dhe jo me dyer të mbyllura.

“Këto janë përgjegjësi të qeverisë dhe nuk janë tema të cilat duhet t’i diskutoni në takime të mbyllura me liderët e partive opozitare. Ndërsa nëse përmes formulimit “çështje madhore” i jeni referuar ndonjë teme tjetër të rëndësishme, atëherë unë ju ftoj që të jeni më konkret dhe më transparent, në mënyrë që edhe qytetarët e vendit të jenë të mirë informuar. Ju duhet t’i emërtoni saktë temat me emrat e tyre”, thuhet në letrën e Hoxhajt drejtuar Kurtit.

Enver Hoxhaj është lideri i vetëm i subjekteve opozitare që ka refuzuar takimin me kryeministrin Kurtin, ndërsa kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj kanë pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, raportojnë mediet në Kosovë.

Më shumë

spot_img
spot_img