Tirana
scattered clouds
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
50 %
1.5kmh
40 %
Sht
29 °
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
31 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Kryetari i PD Shkodër thirrje Bardh Spahisë: Ka hequr nga puna demokratët e vërtetë, “Foltorja” me këto largime s’do bashkim…

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së në Shkodër, Xhevdet Amula i ka bërë thirrje kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia që të ndalojë sulmet ndaj demokratëve të vërtetë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale ai shkruan se Spahia është duke larguar nga pozicione pune demokratët e vërtetë për qëllime politike.

albsig

Ai shkruan se “Foltorja” me këto largime nuk i bashkon, por i ndan edhe më shumë demokratët e ndershëm.

“Kryetari i Bashkisë Shkodër,Bardh Spahia nuk po ndalet në sulmet kundër demokratëve të vërtetë. Së fundmi ka shkarkuar nga detyra si drejtues i Qendrës së Zhvillimit një prej aktivistëve dhe kontributorëve të Partisë Demokratike ndër vite,Fatmir Vojvoda.

Fatmir Vojvoda vjen nga një familje e persekutuar nga ish-regjimi komunist dhe gjatë detyrës së tij është shquar për korrektesë me stafin e kësaj qëndre dhe profesionalizëm në shërbim të këtij komuniteti me problematika në planin mendor dhe fizik.

Ky largim vjen në vazhdën e shkarkimeve të demokratëve dhe profesionistëve, pa asnjë motivacion,por për qëllime politike dhe për të plotësuar orekset dhe premtimet elektorale të Koalicionit Shtëpia e Lirisë.

Që prej fillimit të mandatit Bardh Spahia ka larguar disa demokratë dhe drejtues të bashkisë Shkodër vetëm me qëllime politike dhe inate personale.

Partia Demokratike,dega Shkodër i bën thirrje Kryeatrit aktual Bardh Spahia që të ndalojë fushatën e shkarkimeve dhe largimeve nga puna të demokratëve të ndershëm të cilët kanë kontribuar ndër vite për fitoren e PD-së në qytetin e Shkodrës.

Politika e ndjekur nga Rithemelimi, Foltorja me këto largime, nuk do asesi bashkimin  e demokratëve të ndershëm,por realizimin e politikave dhe objektivave personale të drejtuesve të këtij grupimi politik” shkruan Amuli në postimin e tij.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img