Hapësire reklamuese

Rajoni

Kryetari i Leposaviçit që jeton e fle në zyrë: Gruaja më thotë kthehu në shtëpi

Shkruar nga Newsbomb
Kryetari i Leposaviçit që jeton e fle në zyrë: Gruaja

Media britanike "Reutres" i ka dedikuar një artikull kryetarit të Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemit, i cili fle në zyrën e tij që prej majit.

Lulzim Hetemi ka thënë për Reuters, se jeton  dhe fle në zyrën e tij që prej muajit maj, i ruajtur nga trupat e NATO-s dhe policisë speciale të Kosovës.

Ai thotë se është mbyllur në zyrën e tij, pasi shumica e banorëve të Leposaviçit nuk e pranojnë. Hetemi, një rritës bletësh, u zgjodh me vetëm 100 vota në zgjedhjet e bojkotuara nga serbët etnikë, të cilët përbejnë 97 për qind të popullsisë totale të Leposaviçit.

Menjëherë pasi mori detyrën, protestues të dhunshëm rrethuan zyrën e tij duke i kërkuar të largohet. Hetemi refuzoi dhe thotë se ka qëndruar brenda godinës që prej 29 majit, pa u kthyer në shtëpi për asnjë ditë.

“Gruaja ime më thotë: do të kthehesh në shtëpi ose do të të lë…Po bëj shaka se ajo e di përse jemi këtu…nuk e ka problem”, shprehet Lulzim Hetemi.

Hetemi thotë se është treguar i kujdesshëm duke mos prekur asgjë që i përkiste administratës së mëparshme, përfshirë dhjetëra pije alkoolike.

“Nuk kemi prekur asgjë. As pijet alkoolike, librat, flamujt serbë e madje as piktura e tyre…Kur të vijnë do të gjejnë gjithçka siç e kanë lënë pasi ne nuk duam të shkatërrojmë asnjë", shprehet Lulzim Hetemi.

Dalja e vetme që Hetimi bën çdo ditë, është ajo në ballkon, ku merr ajër të pastër dhe sheh nga kati i tretë ushtarët e NATO-s. Ai thotë se është gati t'i japë fund mandatit të tij kur të thirren zgjedhjet e reja, por ende nuk ka një marrëveshje për këtë në negociatat e ndërmjetësuara nga BE, mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një sinjal progresi, banorët lokale kanë kërkuar shërbimet e kryebashkiakut në mënyrë që të regjistrojnë automjetet e tyre. Kryeministri Kurti ka caktuar 15 dhjetorin si afat për regjistrimin e rreth 10 mijë automjeteve, me targa të Kosovës, ose do të përballen me gjoba të rënda.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese