Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi uron besimtarët myslimanë me rastin e festës së Bajramit të Madh.
Deklarata e plotë:
Të dashur besimtarë myslimanë në Shqipëri dhe kudo ku jetoni.
Me rastin e Festës se Bajramit te Madh, ju uroj nga zemra shëndet e gëzime në familjet tuaja!
Besimi në Zot, sakrificat, përkushtimi dhe dashuria juaj u shperblefshin në gëzime për ju dhe feëmijët e të gjithë shqiptarëve! ! Kjo është dita që na kujton se duhet të bëjmë më shumë për të varfërit, të sëmurët, të pamundurit, të dobtit dhe të tjerët të ndryshëm nga ne. Zoti na ka dhënë frymë për t’i bërë mirë njëri-tjetrit dhe kjo Festë e Madhe ua shtoftë mirësinë të gjithëve!
Zoti ju bekoftë ju, Shqipërinë dhe shqiptarët kudo në botë!