Tirana
clear sky
-6.5 ° C
-6.5 °
-6.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
11 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

Kryetari i Komunës së Preshevës ngre flamurin kuqezi çdo vit më 28 Nëntor: Gjoba ka shkuar 10 mijë euro

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar se prej gjashtë vitesh ai e ngre flamurin shqiptar çdo 28 Nëntor në godinën e komunës, ndonëse kjo është e ndaluar.

Ai ka rrëfyer se për këtë veprim është ndëshkuar me 10 mijë euro gjoba, por thekson se do të vazhdojë ta bëjë edhe në vazhdim një gjë të tillë.

“Prej 6 vitesh, unë e vendos flamurin shqiptar më 28 nëntor në godinën tonë të administratës. Në këtë kontekst janë të mësuara dhe autoritetet serbe, por gjithsesi është një sfidë për Serbinë sesi na trajton. Cdo vit, autoritetet serbe, nëpërmjet shërbimeve të tyre policore dhe sekrete, kanë vëzhguar nga distanca administratën edhe pse për ne është normale.

Gjithsesi, unë mendoj që ne shqiptarët në Luginën e Preshevës jemi një sfidë e pandërprerë për serbët sepse nëpërmjet nesh pasqyrohet mentaliteti dhe brendësia e tyre e vërtetë në kuadër të këtij procesi për ta integruar këtë rajon në BE.

Përveç shikimeve nuk pati asnjë reagim. Kanë qenë autoritetet policore që na kanë vëzhguar. Shikimet tani procedohen. Prokuroria ka marrë raportin e policisë dhe tani ka filluar me siguri një procedurë ligjore ndaj meje dhe përfundon afërsisht pas 6 apo 9 muajsh me një gjobë ndaj meje. Unë këtë e paguaj prej 6 vitesh. Janë bërë rreth 7 deri në 10 mijë euro gjoba”, tha ai për A2 CNN.

Më shumë


spot_img









spot_img