Hapësire reklamuese

Aktualitet

Kryetari i KLSH takon Ambasadoren e Gjermanisë, Susanne Schütz

Shkruar nga Newsbomb

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj është takuar me Susanne Schütz, Ambasadoren e re të Gjermanisë në Shqipëri.

 

Kryetari Leskaj i shprehu Ambasadores gjermane mirënjohjen për rolin dhe kontributin e vendit të saj në progresin e Shqipërisë gjatë gjithë këtyre viteve dhe veçanërisht për përkrahjen e veçantë të kancelares Merkel për reformën në drejtësi dhe për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai i paraqiti Ambasadores Schütz arritjet e KLSH-së gjatë pesë viteve të fundit 2012-2016, të përqendruara në zbatimin e mandatit kushtetues të KLSH dhe të standardeve ndërkombëtare të fushës ISSAI, si dhe në hapjen dhe transparencën e plotë të institucionit ndaj qytetarëve, duke shërbyer si institucion “ëatchdog” për taksapaguesit dhe Kuvendin.

Leskaj përmendi disa nga rekomandimet kryesore të KLSH për shëndoshjen e financave publike dhe përmirësimin e administrimit të Buxhetit të Shtetit, si vendosjen në Kushtetutë të një tavani për borxhin publik, kërkesa për shlyerjen e borxheve të akumuluara të Qeverisë ndaj biznesit, rekomandimet për kryerjen e reformës administrative e teritoriale, hartimin e ligjit për përgjegjësinë materiale, dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë, etj.

Kryetari Leskaj theksoi në paraqitjen e tij rritjen me disa herë të treguesit të dobishmërisë së institucionit, në raport me vitin 2010(i cili shprehet në raportin një lek i harxhuar nga KLSH me sa lekë janë kërkuar për rimbursim të dëmit ekonomik në Buxhetin e Shtetit nga institucioni, si rezultat i gjetjeve në auditim, nga 10.4 lekë në vitin 2010 në 180.1 lekë në vitin 2015), si dhe rritjen me mbi katër herë të numrit të kallëzimeve penale të KLSH për periudhën 2012-2016, në krahasim me periudhën 2008-2011. “Për ne e rëndësishme është të luftohet anti-kultura e pandëshkueshmërisë, e cila për fat të keq, është instaluar në vend.

Nëse niveli i zbatimit të rekomandimeve tona për largimin nga puna të nëpunësve të mesëm të administratës sonë publike, të cilët kanë abuzuar me pronën dhe fondet publike, është relativisht i kënaqshëm, 60 përqind, ai për largimin nga puna të zyrtarëve të lartë është shumë i ulët, 20-25 përqind. Kjo step edhe Prokurorinë në ndjekjen e rasteve të denoncuara nga ne për këtë kategori drejtuesish të lartë”, vijoi Kryetari i KLSH-së. Pavarësisht se ne si Institucion në çdo shtatë ditë firmosim një kallëzim penal, jemi të ndërgjegjshëm që duhet të bëjmë më shumë për të luftuar korrupsionin, me qëllim përmirësimin e qeverisjes. Qytetarët shqiptarë presin shumë nga ne si institucion në këtë drejtim dhe ne do të bëjmë maksimumin për të përligjur besimin e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu