Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Kryetari i FRD-së së Tiranës dhe kryetari i Kombinatit, ja kush janë dy të shpallurit në kërkim nga Policia: U futën me forcë në godinë

Shkruar nga Newsbomb
Kryetari i FRD-së së Tiranës dhe kryetari i Kombinatit, ja kush
Afrim Sufa, kryetar i FRD në Njësinë nr.6

Agim Hoxha, kryetar i Frymës së Re Demokratike të Tiranës dhe Afrim Sufa, kryetar i kësaj partie në Njësinë nr.6, janë shpallur në kërkim nga Policia e kryeqytetit, për përplasjet e ndodhura dje në zyrat e kësaj force politike.

“Më datë 13.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasve Agim Hoxha, 55 vjeç dhe Afrim Sufa, 46 vjeç, sepse më datë 12.03.2021, në rrugën “Abdi Toptani”, kanë hyrë të paautorizuar në një godinë, duke kundërshtuar punonjësit që kryejnë një detyrë shtetërore ose një shërbim publik, të cilët kanë qenë në ruajtje të objektit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Tiranës.

Newsbomb.al mëson se pas dorëheqjes së Bamir Topit pak ditë më parë dhe zgjedhjes së Sali Shehut si kryetar i Frymës së Re Demokratike, Agim Hoxha është zgjedhur kryetar i kësaj foce politike për Tiranën. Ndërkohë, Afrim Sufa është kryetar i FRD-së në Njësinë nr.6, që i përket zonës së Kombinatit.

Ne foto: Afrim Sufa
18767794_447389098968497_6716671814960915330_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll