Hapësire reklamuese

Bota

Kryetari i bashkisë së Nju Yorkut merr vendimin ekstrem, detyron punonjësit e qytetit të vaksinohen kundër Covid-19, ose përndryshe…

Shkruar nga Newsbomb
Kryetari i bashkisë së Nju Yorkut merr vendimin ekstrem, detyron

Kryetari i bashkisë së qytetit të Nju Yorkut, Bill de Blasio njoftoi këtë të mërkurë një urdhër për vaksinim të detyruar për punonjësit e qytetit.

Sipas urdhërit kërkohet që punonjësit, përfshirë policët dhe zjarrfikësit, të kenë marrë të paktën një dozë të një vaksine kundër COVID-19 deri më 29 tetor, përndryshe do të vendosen në pushim të papaguar nga puna. Punonjësit e vaksinuar do të marrin një shtesë prej 500 dollarësh në pagën e tyre.  

Zyra e kryetarit të bashkisë tha se urdhri vlen për rreth 160,500 punonjës, dhe se 71% e tyre kanë marrë tashmë një dozë vaksine COVID-19.

"Nuk ka asnjë privilegj më të madh se sa t'u shërbesh qytetarëve të Nju Yorkut dhe ky privilegj vjen me një përgjegjësi për të mbajtur veten dhe komunitetin të sigurt," tha kryetari de Blasio në një deklaratë për shtyp.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese