Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

Kryetari i Bashkisë nxjerr “BLLOF” Sali Berishën: Denoncoi NDIHMAT e KMSH-së për RAMAZAN si pako për blerje votash (E PLOTË)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha del sërish bllof me denoncimet e tij ne rrjetet sociale. Berisha ka akuzuar kryetarin e Bashkisë Gramsh se ka shpërndarë pako me ushqime për vota, por e vërteta është krejt ndryshe.

Kryebashkiaku Klodian Taçe, përmes nëj postimi në Facebook, hedh poshtë akuzat e Berishës, ndërsa tregon se pakot e shpërndara nuk kanë asnjë lidhje me të, por janë pjesë e ndihmave ushqimore që Komuniteti i Myslimanëve Shqiptarë ka shpërndarë në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

“I çmenduri Sali Berisha sot me gojën e tij të ligë më kishte akuzuar mua sikur ndaja pako me ndihma për fushatë. Pavarësisht se ti Sali je i çmendur ne nuk do lejojmë të na çmendësh dhe vëndin tonë të bekuar”, shkruan Taçe.

REAGIMI I PLOTË:

hpirt ndrituri Dritero Agolli shkruante :

Në vëndin tim e në vëndin tënd,

Një i çmendur, një vend e çmend!

I çmenduri Sali Berisha sot me gojën e tij të ligë më kishte akuzuar mua sikur ndaja pako me ndihma për fushatë.

Pavarësisht se ti Sali je i çmendur ne nuk do lejojmë të na çmendësh dhe vëndin tonë të bekuar.

Unë nuk kisha ndërmend të harxhoja kohë duke u mar me një të çmendur si TY por e ndjeja detyrim moral për të qartësuar qytetarët e mi Gramshiot si dhe detyrim shpirtëror në respekt të Komunitetit Mysliman pasi jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Ato ndihma ushqimore o Sali Ziu ndahen nga Myftinia Gramsh në kuadër të fushatës së bamirësisë, në vigjilje të muajit të shenjtë të Ramazanit, së realizuar falë një bashkëpunimi tashmë tradicional ndërmjet Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Qendrës Humanitare dhe Bamirëse “Mbreti Selman” dhe ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite apo dhe falë sponsorizimit bujar të shoqatës zviceriane të bamirësisë #Sëiss_Barakah_Charity, shoqatë mike e KMSH.

Dhe këto informacione o i çmenduri Sali i gjen lehtësisht në faqen zyrtare të Myftinisë Gramsh.

E nisa me një të çmendur si TY por mbylljen do e bëj duke i përcjellë Urimet më të mira të gjithë besimtarëve Myslimanë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Të gjithë së bashku paçi një Ramazan sa më të begatë e Allahu ju’a pranoftë sakrificën tuaj

spot_img

Më shumë

spot_img