Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

‘Kryetarët e rinj do marrin detyrën’, Xhelal Mziu i përgjigjet Ballës: Kam 12 vite në zyrë, nuk iki!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

REAGIMI I XHELAL MZIUT:

Nuk do largohem nga zyra e kryebashkiakut, jo për karrige e pushtet, sepse për karrige lufton vetëm “Rilindja” dhe këtë e ka treguar për 6 vite me radhë, e treguan akoma më shumë kur rikthyen monizminin në 30 qershor, ku kërcënuan qytetarët, bizneset dhe administratën.

Kjo Rilindje që kujton se me forcën e kartonit në Kuvend mund të gjunjëzojë popullin shqiptar, kjo parti, që kujton se duke lëshuar “re” gazi lotsjellës do tremb zemrat e shqiptarëve. I them Ramës e Lleshajt që nuk na trembin as arrestimet politike që keni bërë në çdo protestë, e aq me pak të tremben qytetarët e Kamzës që asnjëherë s’kanë pranuar pushtetin shtypës të “Rilindjes”.

Prej 12 vitesh ajo zyrë ka pritur me mijëra banorë, bashkë me ta kemi ndërtuar një qytet modern, unë i di hallet e qytetit të Kamzës dhe do jem aty për t’i dhënë zgjidhje deri në atë moment që Kamza do vendos.

Jo, nuk iki nga zyra e bashkisë që t’i plotësohet kapriçoja një njeriu si kryeministri me brekushe dhe çorape të gjata, të shkojë t’ia bëjë kllounin partisë dhe jo qytetarëve të Kamzës.

Nuk e lë karrigen, jo për pushtet personal, as për trimëri se nuk tregohet trimëria me gjysmaburrat e “Rilindjes” por se lëshoj atë zyrë sepse kam mbështetjen, obligimin e detyrat në shërbim të qytetarëve të Kamzës, nuk largohem sepse në 30 qershor 91% e votuesve të Kamzës treguan që më mbështesin, kjo mbështetje është forca ime e vetme.

Jo “Rilindje”, nuk e lë karrigen për një pseudokandidat që Kamza e ka refuzuar vazhdimisht.

Kryeministër, nëse e do Kamzën, Kukësin, Shkodrën, Lezhën, Pogradecin, Bilishtin, Gjirokastrën, Selenicën, Beratin, Mallakastrën etj, shihemi në 13 Tetor.

Ajo zyrë nuk është as e imja, as e pushtetit monist, është e qytetarëve të Kamzës!

Zgjedhjet pluraliste percaktojne fituesin.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img