Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
88 %
1kmh
0 %
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
20 °
Enj
18 °
Pre
20 °
E hënë, 10 Maj, 2021
spot_img

‘Kryetarët e PD nuk do t’i lëshojnë zyrat’, Shalsi ‘kapet’ me Salianjin: Nuk merrem me deklarata kalamajsh, nuk i pengon dot njeri ata

spot_img

Lajme të ngjashëm

26e74cc0f0bf3bb5b0dc0395371db037

Ish-deputeti i PD Ervin Salianji shprehet i vendosur se kryebashkiakët e djathtë të cilëve pas 30 qershorit u ka mbaruar mandati, nuk do t’i lirojnë zyrat.

‘Ne nuk i njohim zgjedhjet. Bashkitë do t’i administrojnë kryetarë bashkie të zgjedhur me vota, me zgjedhje normale. Do jenë këta që janë sot. Si do dalin këta me dekret të Ramës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vetë Rama. Ne do bëjmë gjithçka që ka në dorë populli dhe institucionet për t’i penguar. Nëse nuk ka zgjedhje ne nuk i njohim zgjedhjet dhe kryetarët e bashkive do jenë aty’, tha Salianji në emisionin Opinion.

Ndëkohë kësaj deklarate të Salianjit iu përgjigj menjëherë ministri socialist Eduard Shalsi, i cili tha se nuk merret me deklarata kalamajsh, ama dhe ai këmbënguli me të vetën se askush nuk mund t’i pengojë kryetarët e rinj të fillojnë detyrën.

‘Nuk kam ndërmend të komentoj deklarata kalamaj, ajo që mund të them është se kryetarët e zgjedhur të bashkive duhet të jenë në zyrë pasi të përfundojë procesi. Njerëzit dhe shqiptarët nuk ka gjykojnë se çfarë ne themi, por se çfarë ne bëjmë. Kanë që nga shkurti që thonë e kemi rrëzuar Edi Ramën. Kryetarët e bashkive do të jenë në zyrë dhe nuk ka asnjë mjet për t’i penguar, do të ndodhi në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur kur këta zotërinj bënin plazh ndërsa disa bëjnë burg. Koha e rrumpallës politike po përfundon’, tha Eduard Shalsi.

 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img