Hapësire reklamuese

Politikë

Kryetarët e degëve të PS, Rama publikon shifrat: Nga 561 kandidatë, 190 janë të moshës 35 vjeç; Mbi 30% vajza e gra

Shkruar nga Newsbomb
Kryetarët e degëve të PS, Rama publikon shifrat: Nga 561

561 janë kandidarët për kryetarë të degëve të Partisë Socialiste, sipas shifrave të publikuara nga kryetari i PS Edi Rama, ku bie në sy përqindja e lartë me mbi 30% e kandidateve femra.

Sakaq, 34% e kandidaturave janë të rinj të moshës nën 35 vjeç, më konkretisht 190 kandidatë.

Ndërkohë 263 kandidatë janë nga mosha 36-50 vjeç ose 47% e kandidaturave. Vajza dhe gra përbëjnë 32.2% të kandidaturave në shkallë vendi. Ndërsa nga 27 bashki, 18 kryetar aktualë kanë kandiduar për qenë edhe kryetar të PS-së.

Të 61 kryetarët e Partisë Socialiste u shkarkuan në Kongresin e kësaj force politike, në kuadër të ristrukturimit të saj. Ndërsa procedurat për zgjedhjen e kryetarëve të rinj, pritet të shqyrtohen ditën e sotme gjatë mbledhjes së kryesisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll