Hapësire reklamuese

Politikë

Kryesuesja e PS-së në Shkodër: Kolegët e tij luftojnë për disa vaksina, por falë Ramës ne po fitojmë luftën e shekullit, a ka integrim më të madh se ky?

Shkruar nga Newsbomb
Kryesuesja e PS-së në Shkodër: Kolegët e tij luftojnë

Kryesuesja e listës së Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, Edona Bilali, gjatë fjalës së saj para mbështetësve të PS foli me superlative për kryeministrin Rama.

Sipas saj, Shqipëria e ka fituar luftën kundër pandemisë falë përuljes së kryeministrit për popullin e tij, që garantoi procesin e vaksinimit. Ajo tha se ky është integrimi më i madh për Shqipërinë, ndërsa shtoi se kolegët e Ramës në Europë sot janë duke luftuar për disa vaksina.

“Vjet në mars për herë të parë kam patur frikë për jetën e prindërve të mi, sepse e nesërmja ishte e pasigurt për gjithë botën. E kam ndjekur si intelektuale aktivitetin e gjithë politikanëve të Europës, dhe shihja një kryeministër që u përul para gjithë botës për popullin e vet dhe sot ne jemi rast suksesi. Kërkojmë integrimin, por a ka integrim më të madh se ky? Një kryeministër që na garanton jetën, që falë tij arrijmë 500 mijë vaksina në maj. Lufta e shekullit është e fituar. Kolegët e tij në Europë janë duke luftuar për disa vaksina, shiko ku jemi ne. Unë e kam besim të plotë që vetëm një njeri bën për Shkodrën, kryeministri i Shqipërisë”, tha Edona Bilali ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu