Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Kryesuesi i OSBE: Ndryshimi i kufijve në Ballkan çon në luftë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d2cb3f1476fa3f628888aac357fee40b

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë dhe kryesuesi momental i OSBE, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes së Kosovës është dialogu në mes Prishtinës dhe Beogradit.

Lajçak ka përjashtuar në mënyrë kategorike mundësinë e ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i diplomacisë sllovake gjatë një interviste ka vlerësuar se çështja e Kosovës nuk është aq e vështirë që të mos mund të zgjidhet.

‘Rruga e vetme për zgjidhjen e problemit është vazhdimi i dialogut, kurse bashkësia ndërkombëtare duhet të bëjë çmos që të vijë deri te dialogu’, tha Lajçak.

Ndërsa lidhur me idenë e korrigjimit të kufijve, Lajçak thotë se ndryshimi i kufijve paraqet rrezik, dhe krijimi i shoqërive multietnike, që është edhe ideja themelore e BE-së, nuk bëhet me ndryshim kufijsh.

‘Kjo është Kutia e Pandorës dhe do të ishte një precedent. Nëse duam të zgjidhim problemet në të ardhmen, ndryshimi i kufijve mund të çojë në luftë. Duhet ta bëjmë të qartë se nuk duhet të mendojmë për ndryshimin e kufijve, por të punojmë për ndryshimin e shoqërisë’, tha ministri i Jashtëm sllovak Lajçek.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img