Hapësire reklamuese

Bota

Kryesia shqiptare e OSBE përshëndet armëpushimin Armeni-Azerbajxhan, Sali Berisha i dërgon letër Aliyevit: I bindur se do i çlironi territoret

Shkruar nga Newsbomb
Luftimet në zonën Nagorno-Karabakh

Kryesia shqiptare e OSBE-së ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit mes Armenisë dhe Azerbajxhanit.

“Për të arritur një paqe të qëndrueshme, angazhimi ndërkombëtar duhet të ndihmojë që çdo zgjidhje e rënë dakord të jetë e qëndrueshme dhe e pajtueshme me parimet humanitare”, njofton OSBE.

Armëpushimi në zonën e konfliktit Nagorno-Karabakh, që deri tani ka shkaktuar mbi 1 mijë viktima, u firmos mbrëmjen e djeshme por u prit me protesta popullore në Armeni.

Sakaq, ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të përshëndesë për këtë vendim presidentin e Republikës së Azerbajxhanit Ilham Aliyev. Berisha ka mbajtur një qëndrim të hapur pro azerëve, duke i cilësuar territoret e Nagorno-Karabakh si të pushtuara nga armenët.

“Si mik i kombit tuaj të madh, si ish-kryeministër, që bashkëpunoi ngushtë me ju në një nga projektet më të mëdha të kohës dhe me mbështetjen e Nizami Ganjavi International Center, unë kam ndjekur me shumë interes përpjekjet e suksesshme të ushtrisë suaj nën komanda juaj për të çliruar territoret e okupuara të vendit tuaj. Jam thellësisht i bindur se nën udhëheqjen tuaj të gjitha këto territore do të lirohen nga pushtuesit dhe Azerbajxhani do të jetë një kolonë e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon”, shkruan Berisha në një letër dërguar Aliyev. /Newsbomb.al

Sondazh

Poll