Caktohet data e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.
Burime bëjnë me dije se Asambleja do të mbahet më 22 korrik.
Kjo datë u caktua gjatë mbledhjes së kryesisë së PS-së të thërritur nga kryeministri Edi Rama.
Që prej orës 10:00 Rama është duke mbajtur një mbledhje me kryesinë e PS-së në selinë rozë, ku po analizohen edhe zgjedhjet e 30 Qershorit.
Kujtojmë se pas zgjedhjeve të 30 Qershorit, Rama paralajmëroi një asamble brenda korrikut, teksa deklaroi se është koha për një debat të brendshëm dhe të jashtëm në PS.
Duket se këtë verë as PS nuk do të ketë pushim, ndërkohë nga ana tjetër edhe kreu i PD-së Lulzim Basha ka paralajmëruar nisjen e aksionit opozitar që do të zgjasë gjatë gjithë verës.