Ulja e temperaturave në të gjithë vendin solli me vete edhe rreshjet e dëborës, që në shumë zona ishin të parat e këtij dimri. Tirana për shkak të pozicionit gjeografik nuk zbardhet shpesh nga dëbora, e për këtë arsye i vetmi destinacion për banorët e kryeqytetit mbetet mali i Dajtit.
I zbardhur totalisht nga dëbora, Dajti tërhoqi të dielën e kaluar një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve, të cilët u nisën drejt tij me automjete apo nëpërmjet teleferikut. Kjo video tregon rradhën e gjatë dhe ‘luftën’ që bëhej për të hipur në teleferik.
Edhe në rrugën që të ngjit drejt Dajtit, rradha e makinave ishte kilometrike.